Napoli mund Juventusin

26/03/2010 00:15

Napoli mund Juventusin në javën e 30-të të Serisë A 3-1 dhe e zbret në vendin e shtatë edhe pse me pikë të barabarta me napoletanët që janë tashmë vetëm 3 pikë larg zonës Champions.

E fillojnë me vrrull djemtë e Zakeronit që kalojnë në avantazh që në minutën e shtatë me anë të mbrojtësit Kielini, por ky mbeti goli i vetëm për Zonjën e Vjetër e cila fiton vetëm 45 minutat e para.

Me rifillimin e lojës, Hamshik humbet një 11-metërsh në minutën e 48-të, por 2 minuta më vonë nuk gabon më, ai  barazon shifrat në 1-1. Kualiarela në minutëmn e 72-të shënon golin e avantazhit, për t’i lënë radhën Lavecit në fundin e ndeshjes, për golin e tretë, i cili vjen si rrjedhojë e një gabimi të mbrojtjes juventine.

Kjo ishte humbja e 11-të në kampionat për bardhezinjtë, e 15-ta sezonale  dhe ndeshja e 17 rradhazi që kjo mbrojtje pëson gola, por pavarësisht të gjitha këtyre Juventusi falë këtij klasifikimi ka ende shpresa për zonën europiane.

Top Channel