Hamilton më i shpejti në provat e lira

26/03/2010 15:25

Lewis Hamilton lë pas gjithë kundërshtarët në provat e lira të Melbourne që u zhvilluan paraditen e sotme.

Britaniku i McLaren ka treguar një formë të mirë, duke regjistruar kohën 1:25.801. Pas tij vjen kampioni i botës Jenson Button dhe Mark Webber. Piloti i Mercedes GP, Michael Schumacher renditet vetëm i katërti.

Zhgënjim për Ferrarin e Alonsos që u rendit i 15-ti, dhe Mass-n me vendin e 17-të. Kohët thonë që McLaren është makina e përshtatur më mirë me pistën, por ketu duhet marrë parasysh shiu që ra gjatë sesionit të dytë të provave.

“McLaren eci më shpejt sepse kanë punuar ndryshe nga ne. Kemi menduar shumë për garën dhe jo për xhirot e shpejta. Për fat të keq, shiu nuk na lejoi të punonim me gomat”, shprehet Alonso.    

Top Channel