Bastet, tjetër alarm ne futbollin italian

26/03/2010 15:35

Pas Chievo-Catania, bookmakers-at kanë lëshuar alarmin për mundësinë e trukimit të disa ndeshjeve të tjera në kampionatin italian.

Bëhet fjalë për 4 përballje, Chievo-Parma në Serie A, Modena-Piacenza, Triestina-Padova dhe Reggina-Torino, tre sfida këto të Serie B. Kompanitë e basteve, të cilët bazohen tek paratë e vendosura nga bastexhinjtë, theksojnë se rezultati përfundimtar i këtyre ndeshjeve anon më shumë nga barazimi.

Kjo gjë ka bërë që disa kompani të pezullojnë vendosjen e basteve për këto 4 ndeshje. Mediat italiane shkruajnë se 95% e basteve për ndeshjen Chievo-Parma janë për barazimin që kuotohet 1.9. Në pjesën më të madhe të kompanive të basteve, këto ndeshje do të jenë të hapura, për aq kohë sa shifrat e parave nuk do të tejkalojnë limitet.

Javën e kaluar, bookmakers-at sinjalizuan për anomalitë e basteve për disa ndeshje të tjera në kategorinë e dytë italiane, por vetëm 1 prej tyre doli ashtu sic ishte parashikuar. e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kompanitë e basteve në Shqipëri, ku një pjesë e mirë e tyre i kanë bllokuar këto 4 ndeshje.

Sipas specialistëve të basteve, ky alarm mund të jetë dhe i rremë për dy arsye; Chievo kërkon të pastrojë imazhin e njollosur një javë më parë me ndeshjen me Catania-n dhe kompanitë e basteve kërkojnë të rikuperojnë paratë e humbura pas barazimi 1-1 të sfidës Chievo-Catania.

Top Channel