Arrest shtëpie dhunuesit të Velcanit

26/03/2010 14:10

Arrest shtëpie; kjo është masa e sigurisë e dhënë nga gjykata e rrethit Elbasan për presidentin e Klubit të Futbollit Burreli, Murat Koliqi, i cili dhunoi në fund të ndeshjes Sopoti – Burreli vëzhguesin e FSHF, Sazan Velcani.

Prokurori i cështjes Petref Asllani ka kërkuar këtë masë sigurie për Koliqin. Avokati mbrojtësi i presidentit të klubit matjan ka sqaruar gjatë seancës së Koliqi nuk përbën rrezik për shoqërinë, duke mbështetur kërkesën prokurorit.

Por duke marrë parasysh precedentët e klubit matjan, ku dhe vëtë Koliqi ka qenë protagonist në disa ngjarje, gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë, arrest me burg në shtëpi.

Top Channel