Valencia, kalon frika për David Villa

25/03/2010 15:15

Shumë frikë për asgjë. David Villa është një gjendje të mirë pas goditjes në kokë që mori në ndeshjen e mbremjes së djeshme kundër Malagas.

Pasi mori goditjen ai e përfundoi ndeshjen dhe u kthye në shtëpi por ka qëne pikërisht ky moment kur Villa filloi të ndiente dhimbje. Ai shkoi menjëherë në spital ku iu nënshtrua analizave mjekësore.

Bluzat e bardha nuk kanë vënë re asgjë të dyshimtë dhe i kanë këshilluar të qëndrojë për 3 ose 4 ditë pushim absolut. Kjo do të thotë se sulmuesi do mungojë në ndeshjen kundër Saragozas por do rikthehet në kohë për ndeshjen delikate kundër Atletico Madrid.    

Top Channel