Platini rikandidon për kreun e UEFA-s

25/03/2010 14:25

Michel Platini është shprehur i gatshëm për të rikandiduar për mandatin e dytë në krye të UEFA-s.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Platini nga Tel Avivi, ku po zhvillohet kongresi i Bashkimit Evropian të futbollit.

Zgjedhjet janë në program më 2011-ën.

“Kemi bërë shumë gjëra së bashku dhe ka shumë të tjera për të bërë në të ardhmen. Për këtë njoftoj rikandidimin tim për presidencën e UEFA-s”, deklaroi Platini.

Top Channel