Partizani fiton mes tensionit në Bilisht

25/03/2010 18:25

Nuk ka kaluar pa probleme edhe ndeshja e prapambetur e Kategorisë së Parë mes Bilishtit dhe Partizanit e fituar pastër nga kryeqytetasit me rezultatin 0-3.

Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në të dytën, gjyqtari akordon një 11-metërsh në favor të Partizanit. Karapici shndërron në gol një penallti duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Ky vendim i arbitrtit ka irrituar skuadrën vendase e cila shumë shpejt mbetet me 9 lojtarë, pasi dy prej tyre dalin me kartonin e kuq për ofendime dhe kërcënime ndaj gjyqtarit Cjapi, i cili nuk ka hezituar të ndëshkojë me karton këdo që  afrohej.

Nga situatat në fushë është irrituar edhe tifozeria e cila ka goditur me një send të fortë në kokë njërin nga asistent-gjyqtarët, i cili është detyruar të largohet për disa minuta nga fusha e lojës për t’u mjekuar.

Gjithcka ka vijuar më pas normalisht, ndërkohë që Partizani ka shënuar edhe dy gola të tjerë me Rizvanollin. Kjo fitore i ngjit kryeqytetasit në vendin e katërt në klasifikimin e Kategorisë së Parë.

Top Channel