Ndryshime ligjore të Agjencisë së Mjedisit

25/03/2010 14:05

Agjencia e Mjedisit do të pësojë ndryshime ligjore përsa i përket kompetencave të saj.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka sqaruar se ne draftin paraprak, i cili po diskutohet edhe me grupet e interesit, kjo agjenci do të ketë detyrimin për të dhënë leje mjedisore për tipin A dhe B, ndërsa për tipin C do të jetë kompetencë e autoriteteve lokale sic janë bashkitë apo dhe komunat.
 
Ministri ka shtuar se po mendohet që agjencitë rajonale mjedisore të varen nga Agjencia e Mjedisit.

Top Channel