Mancini, sherr me teknikun kundërshtar

25/03/2010 13:25

Ishte një shpërthim inati. Mancini humb qetësinë dhe merr kartonin e parë të kuq të aventurës së tij angleze.

Gjithcka ndodh në minutat finale të garës së humbur të Manchester City kundër Everton 0-2.

Topi përfundon jashtë, tekniku kundërshtar David Moyes e bllokon për t’i dhënë mundësinë një zëvendësimi.

Ka mjaftuar ky gjest që italiani të vërsulej kundër rivalit të tij për t’i hequr topin nga dora.Mes të dyve fillon një përballje me duar dhe fjalë të ashpra dhe do të duhej ndërhyrja e personave të tjerë për t’i ndarë.

Arbitri i takimit vendos t’i dërgojë të dy protagonistët jashtë fushe.  Pas rënies së nervave, të dy janë takuar në zyrën e Macinit dhe kanë bërë paqe me nga një gote vere.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel