Korcë, vritet pronari i një magazine

25/03/2010 10:00

Krimi trondit serish Korcen. Pronari i nje magazine me materiale ndertimi eshte gjetur i vrare mengjesin e sotem ne fshatin Pojan.

Nexhat Gega 73 vjec eshte vrare me mjete te forta nga persona ende te paidentifikuar nga ana e policise, pasi eshte qelluar ne pjesen e kokes. Autoret kane hyre nga nje dritare ne magazinen ku viktima flinte naten per te ruajtuar  mallrat. Ngjarja mendohet se ka ndodhur ne oret e nates pasi autoret sipas policise dyshohet se kane hyre ne magazine per te vjedhur por jane perballur me 73-vjecarin.

Viktima u gjet ne mengjes nga djali i tij qe ka sinjalizuar policine. Ekspertet qe kane shkuar ne vendgjarje po hetojne per nje grabitje te mundshme, por nuk perjashtohen as pista te tjera hetimore. Policia ka shoqeruar disa persona per ngjarjen.

Top Channel