F1, Massa kundër dualizmit tek Ferrari

25/03/2010 13:25

“Nuk është e rëndësishme të rikuperosh ndaj Alonsos”. Kështu është shprehur ferraristi Felipe Massa, në lidhje me Cmimin e Madh të Melburnit në F1.

“Është e rëndësishme të bëhet garë e qëndrueshme në cdo pistë dhe gjithmonë të dalim me pikë. Nuk duhet të mendoj për shokun tim, por të luftoj me 23 pilotë”, shton piloti brazilian.

Massa thekson se do ishte e rrezikshme të tentojë një parakalim të Alonsos në Bahrain gjatë nisjes.

Top Channel