Berat, zjarri shkrumbon një shtëpi
25/03/2010 11:00
Një zjarr përfshiu banesën e një tregtari ambulant në qytetin e Beratit, flakët e së cili shkrumbuan nje magazinë ndërkohë që janë vënë në rrezik banesat e tjera të lagjes.
Pasditen e djeshme familjarët Kaloti në lagjen “ Donika Kastrioti” janë alarmuar nga rënia e një zjarri që përfshiu një dhomë në oborrin e shtëpisë që shërbente si magazinë.
Familjarët kërkuan ndihmën e zjarrfikëses në këtë qytet dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjësitë zjarrfikës që eleminuan flakët e zjarrit të përhapeshin në banesën e tregëtarit, por dhe në banesat e tjera që ndodheshin shumë pranë. Nga hetimet e para mësohet se zjarri mund të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike.
Top Channel