Barcelona rimerr kryesimin

25/03/2010 00:10

Barcelona rimerr kryesimin në Ligën Spanjolle. Skuadra katalanase fitoi në Kamp Nou ndaj Osasunës me rezultatin 2-0 duke rritur presionin mbi Realin e Madridit që i duhet të fitojë ndaj Getafes për të mos lejuar shkëputjen e kampionëve të Spanjës.

Të dy golat për Barcelonën u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Ibrahimovic ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 27 të kësaj pjese.

Suedezi shënoi nga shumë pranë portës pas një pasimi të mbrojtësit Maksuell. Kur kishin mbetur 2 minuta nga fundi i takimit, Barcelona shënoi edhe golin e sigurisë me Bojan Kërkic i futur në lojë si zëvendësues. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Almerìa fitoi me Real Saragozën 1-0, ndërsa Tenerife barazoi me Vilareal 2-2.

Në barazim përfunduan edhe ndeshjet Santander-Majorka dhe Valadolid-Espanjol, por me rezultatin 0-0.

Top Channel