Çelsi fitore dhe spektakël

25/03/2010 00:15

Çelsi rikthehet tek fitorja dhe spektakli. Skuadra e Ancelotit shkatërroi Portsmuthin e problemeve të mëdha me rezultatin 5-0.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 1-0 me gol të Drogba, ndërkohë festivali i golave u realizua në pjesën e dytë kur blutë shënuan plot 4 herë të tjera me Maluda’ që shënoi 2 herë, sërish me Drogba dhe për të përfunduar me Frenk Lampard.

Me këtë fitore Celsi ngushton në 1 pikë diferencën me kryesuesit e Mançester Junaitid, duke mbajtur ende vendin e dyte.

Top Channel