Ribery: Nëse lë Bajernin iki në Spanjë

24/03/2010 16:00

“Nëse vendos të mos rinovoj kontratën me Bajernin, do të shkoj në Spanjë”. Kështu është shprehur mesfushori Ribery për “Sport Bild”.

“Mund të siguroj se nuk kam marrë asnjë vendim, por do të isha gënjeshtar nëse do të thoja se nuk ka një hipotezë tjetër. Duhet të marrë në konsideratë shumë faktorë mes të cilëve edhe familja ime”, theksoi ai.

Ribery, kontrata e të cilit me Bajernin skadon me 2011-ën, kërkohet nga Reali i Madridit, Barcelona dhe Chelsea.

Ndërkohë vetë francezi kërkon një kontratë pesë vjecare.

Top Channel