PS: PD të tërhiqet nga komisioni

24/03/2010 15:10

Partia Socialiste kërkon nga mazhoranca të tërheqë nismën e njëanshme për ngritjen e komisionit hetimor, një veprim që sipas tyre ka përkeqësuar situatën politike në vend dhe nuk mund të shërbejë kurrësesi si një formë për të gjetur kompromis mes paleve.

“Nuk mund të këte kompromis që themelet i ka në veprime arbitrare, të ndërmarra nën diktatin e kartonëve, të cilat jo vetëm janë në kundërshti të plotë me rregullat e parlamentarizmit, por përbëjnë edhe një shkelje të hapur të ligjit dhe Kushtetutës.Vijimësia e kësaj sjelljeje kokëfortë të qeverisë, do ta bëjë këtë të fundit plotësisht përgjegjëse për përkeqësimin e krizës së demokracisë në vend”, u shpreh deputeti Damian Gjiknuri.

Për socialistët kjo situatë sjell vetëm protesta dhe kjo jo vetëm për zgjedhjet por edhe per krizen ekonomike qe sipas tyre eshte shtruar kembekryq ne te gjithe vendin.

“Rritja e cmimeve të ushqimeve, faturat e shtrenjtuara të energjisë elektrike, rritja e paralajmëruar e cmimit të ujit, rënia e frikshme e niveleve të tregtisë, zhvlerësimi i monedhës vendase, vështirësitë e kredimarrjes jo vetëm për biznensin por edhe për individët, janë treguesi më i qartë se vështirësitë  me të cilat përballen qytetarët shqiptarë kanë shkuar aty ku nuk mban më. E gjithë kjo krizë shumë dimensionale, e gjithë kjo amulli e papërgjegjshmëri i ka rrënjët tek një qeveri që jo vetëm nuk përfaqëson më vullnetin e shqiptarëve, por refuzon në mënyrë të përsëritur të mbrojë interesat e tyre. Përballë kësaj situate mbetet vetëm një mënyrë për të gjetur zgjidhje: protestë dhe vetëm protestë”, theksoi deputeti tjetër socialist, Blendi Klosi.

Votimi i javes se kaluar ka rikthyer serish situaten politike muaj prapa, nderkohe qe ne fundjave socialistet mbledhin asamblene per te vendosur qendrimin ndaj parlamentit.

Top Channel