Ndotet Gjiri i Vlorës

24/03/2010 14:45

Në orët e mesditës një pjesë e detit pranë të dy kalateve të portit te Vlorës është ndotur me mbetje vajrash dhe nafte të anijeve që janë në të ankoruara në mol.

Dy bote të vogla anije që merren me pastrimin e mbetjeve vajore të anijeve të mëdha, vajrat dhe mbeturinat e tjera vajore që dalin nga anijet, i trasportojnë nga anija e madhe për në mol dhe atje i ngarkojnë në autobote, për t’i shkarkuar në vende të caktuara ose gropa enkas për këto mbeturina.

Sasi te medha vaji jane verifikuar ne ujrat e Gjirit të Vlorës prane portit. Sipas punëtorëve të portit këto mbetje ishin më të shumta në momentin e shkarkimit, por dallgëzimi i detit i ka larguar ose futur në brendësi të detit. Nuk është e para herë që ndodhin ndotje të tilla në detin e Vlorës. Shume nga këto ndotje kanë ndodhur nga pakujdesia e punëtorëve por nuk kanë munguar dhe rastet e hedhjes me dashje ne det.

Top Channel