Berlusconi kërkon Balotellin

24/03/2010 17:15

Mario Balotelli mes Milanit, Interit dhe Arsenalit. Mosthirrja e tij në Champions League kundër Chelsea ka vënë sulmuesin zikaltër edhe më shumë në qendër të vëmendjes.

I përjashtuar nga tekniku Josè Mourinho edhe për garën e mbrëmjes së sotme në Livorno, rasti Balotelli pasurohet me elementë të rinj.

Lajmi më i fundit vjen nga presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi.

“Balotelli ka një fytyrë shumë simpatike: një fytyrë prej kuqeziu”, është përgjigjur ai për gazetarët e interesuar.

Top Channel