Terry rrezikon nga deklaratat kundër arbitrave

22/03/2010 12:15

Anglia zgjohet me ditën e madhe të Mançester Junajtid-Liverpul, por ai që bën lajm në faqet e para të tabloideve është gjithmonë i njëjti, Xhohn Terri, thjesht njeri i përfshirë në skandale të shumta kohët e fundit.

Këtë herë kanë përfunduar në syrin e ciklonit deklaratat e kapitenit të “Blues”-ave në lidhje me arbitrimin e Stark në ndeshjen e kthimit të Champions kundër Interit. Nëse Ançeloti në komentet e pasndeshjes kishte vënë në dukje klasin e tij (për më tepër, shumë britanik), Terri është ankuar jashtë mase dhe tani, sipas përshkrimeve të tabloideve, rrezikon të ndëshkohet me një skualifikim nga Komiteti Disiplinor i UEFA-s.

“Ka qenë një ndeshje e shëmtuar nga ana jonë, ka komentuar Terri, por gjyqtari e ka acaruar edhe më keq situatën. Nuk është demonstruar i vlefshëm mjaftueshëm për këtë ndeshje. Ne punojmë çdo ditë për të arritur në këto nivele dhe për dy vite radhazi na ndodh, që të eliminohemi për shkak të gabimeve të gjyqtarëve”.

Terri i referohet “një faulli të qartë për penallti në dëm të Drogbasë. Por nuk dëshiroj të prononcohem me fjalën konspiracion. Jam i frustruar edhe sepse gjyqtari më ka kthyer shpatullat disa herë, kur jam ankuar si kapiten. U bënë vite që flitet për respekt në fushë, por në këtë fushë ka ndodhur gjithçka ndryshe”.

Në fund një referim për Tom Ovrebo, protagonistin e eliminimit të Çelsit në gjysmëfinalen e vitit të kaluar ndaj Barcelonës. “Disa lojtarë mund të humbasin vendin në skuadër, pas kësaj humbjeje ndaj Interit, ndërsa gjyqtarë si ai i vitit të kaluar (pikërisht Ovrebo) mbeten atje, edhe pse gabojnë”. Historia e Çelsit dhe lidhjes së tij me protestat për gjykim nisin nga Zhoze Murinjo, i cili në 2005-n kritikoi ashpër suedezin Frisk, pastaj u detyrua të tërhiqej për shkak të kërcënimeve për vdekje të marra nga tifozët “Blues”.

Vitin e kaluar Drogba dhe Bosingua e paguan shtrenjtë për shkak të sjelljes së tyre dhe në këtë sezon, Xhohn Terri kandidohet në listën e të këqijve që mund të dënohen (siç ndodhi me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, i ndëshkuar për një faull nervash, siç ndodhi në finalen e Moskës 2008).

Top Channel