Serie A, Juventus zhgenjen sërish

22/03/2010 09:40

Vazhdon zhgënjimi në radhët e Juventusit edhe në kampionat ku janë mundur minimalisaht 1-0 nga Sampdoria.

Pas një pjese të parë të barabartë, në të dytën Kasano shënon një supergol falë një gafe në të njëjtin nivel të Kimentit duke gjunjëzuar skuadrën e Zakeronit e cila tashmë konfirmon momentin e krizës në të gjtiha veprimtaritë.

Edhe Milani ka humbur shanasin më të mirë për të marrë kryesimin e Serisë A në këtë javë të 29-të të kampionatit Italian. Ndërkohë Lacio rigjen fitoren në kampionat ku ka mundur 2-0 Kaljarin. Roki që në minutën e 4-t con në avantazh skuadrën mike duke treguar qartë ambiciet e tyre për këtë takim.

Brenda pjesës së parë Flokari shënon golin e dytë e i siguron tre pikë shumë të rëndësishme Lacios e cila e sheh veten në zonën e ftohtë në klasifikimin e Serisë A.

Top Channel