Milan, misteri Pato…

22/03/2010 14:45

20 ditë pushim nuk kanë shërbyer për asgjë sepse iu deshën 14 minuta për të braktisur sërish fushen.

Bëhet fjalë për të riun e sulmit të Milanit, Pato, që këtë sezon e ka parë më shumë nga klinika. Në ndeshjen me Napolin ai ka ndier një dhimbje muskulare dhe gjatë ditëve të ardhshme do përpiqet të kuptojë saktësisht thelbin e problemit.

Leonardo nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij. “Gjatë ditëve të fundit në stërvitje tha se ndihej mire”. Zyrtarisht flitet për një terheqje muskulare por a është kjo e vërteta? Mjekët thonë se ai është i shëruar klinikisht, por nga ana tjetër nuk dine kujt t’ia adresojne dhimbjet ne muskuj.

Ndeshjen e së mërkurës ndaj Parmës ai do ta ndjekë ndeshjen nga shtepia, por në rrezik është edhe përballja me Lazio-n.

Top Channel