Mesi magjik merr Barcën “për dore”

22/03/2010 09:45

I frikshëm, i papërmbajtshëm, jashtëtokësor, gjeni. Të gjitha këto përkufizime i përkasin numrit 10 të Barcelonës, Lionel Mesi, i cili edhe këtë herë i jep i vetëm fitoren skuadrës së tij.

Ka shënuar 3 nga 4 golat në fitoren 4-2 të skuadrës “blaugrana” ndaj Saragozës në javën e 27-të të Primera Division. Pasi ka zhbllokuar rezultatin pas katër minutash lojë, në pjesën e dytë Mesi bën një mrekulli me golin e dytë duke mposhtur këdo që i dilte përpara në zonën kundërshtare.

Me golin e tretë argjentinasi provon precizionin e goditjes së tij i cili rezultoi i saktë, duke dorëzuar skuadrën kundërshtare. Por pikërisht në këtë moment, kur u duk se Saragoza pranoi humbjen, arrin të shënojë shumë shpejt dy gola brenda 5 minutash.

Kolunga gjen të papërgatitur mbrojtjen katalanase dhe e ndëshkon. Por ishte sërish Lionel Mesi që bën një tjetër magji në minutën e 90-të ku përfiton një 11-metërsh të cilin ia dorëzon Zllatan Ibrahimovic, duke i dhënë një mundësi ish-sulmuesit të Interit që të zhbllokohet nga ky moment jo i mirë që po kalon. Kjo fitore e mban me të njëjtin hap me Realin e Madridit Barcelonën, duke ndarë kreun e klasifikimit në kuotën e 68 pikëve.

Top Channel