Greqia i ka dhënë më shumë cmime dhe famë në profesionin e tij, ndërsa Shqipëria mbetet vendi i rikthimeve.
Prej 16 vjetësh vendi fqinj është bërë “shtëpia e tij e dytë” në teatër. Pasi mbaron studimet për aktor në Akademinë e Teatrit Kombëtar Grek, në Athinë, bashkëpunimet me regjisorët grekë dhe të tjerë nuk mungojnë. Të panjohur për Shqipërinë, emra si Robert Wilson, Dimitër Gotscheff, Teo Terzopulos apo Dhimitri Mavrikis për të janë “eksperienca” të vyera.
Në Tiranë e ka sjellë “Elektra” e Sofokliut, ku Laerti është shqipërues dhe aktor. Roli i Orestit në skenën e Teatrit Kombëtar janë puna e tij më e fundit. Shqetësimet për rolin i ndan me aktorin e mirënjohur Viktor Zhusti, njohje ‘artistike” dhe “njerëzore” njëkohësisht.
“Pesë vjet më parë pash në një lajmërim se ka një shfaqje shqiptare. Pashë se aty ishin dy studentët e mi dhe më pas u njoha me regjisorin Laert Vasili”, shprehet Viktori.
Shtypi grek ka përfshirë dy vjet më parë në listën e njerëzve të vitit, e botuar nga gazeta “Elefterotipia”. Në karrierën e tij rolet në filmat televizive janë të shumtë, por ato në teatër “dominojnë”. Shfaqja “Emigrantët”, i dha cmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik 2005-së, ndërsa “Një në dhjetë” u vlerësua me “Mess Future Prize” në një tjetër Festival Ndërkombëtar të Sarajevës. Filmi “Mirupafshim” e vendosi përkrahë Margarita Xhepës.
“Më bëri përshtypje që në takimin e parë dashuria që kishte për artin. Më pëlqeu sinqeriteti dhe shprehja e syve të tij”, thotë Margarita.
Dhe ky nuk ishte bashkëpunimi i vetëm. Me aktoren e madhe të skenës dhe ekranit “Elektra” e të madhit Sofokli i vendosi përsëri përkrahë njëri-tjetrit.
“Në shfaqje Oresti vjen pasi kalon gjysma e pjesës. Të tre ngurosemi, krijohet një heshtje, mbështes sytë tek Laerti që kishte nxjerrë një lot dhe loti im me të atij krijojnë një lot të madh”, thotë Margarita.
Dhe në të gjithë këtë “prurje” ai nuk ka gjetur pak kohë të bashkëpunojë me Viktorin Zhustin.
“Kemi bërë shumë plane me njëri-tjetrin dhe planet i bëjmë në buzë të detit dhe i shënojmë në rërë, të nesërmen dallga i ka fshirë”, rrëfen Viktori.
Pavarësisht kësaj “rezerve” atistike, duket se festat e përbashkëta janë ato që kujtohen më shumë.
I cilësuar si “aktor i talentuar”, me gati 19 vite në skenë, artisti i vitit në Greqi për 2008-ën, gjithmonë provokon për t`i dhuruar vehtes dhe publikut më shumë.
Top Channel