Hamdi Salihi harron postin titullar

22/03/2010 11:25

E ka harruar që kur ka luajtur titullar për herë të fundit në radhët e skuadrës së tij, Rapidi i Vjenës, por të shtunën ka pasur mundësi të paktën të aktivizohet për pak minuta si zëvendësues.

Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar të gjigandit austriak, Hamdi Salihi, i cili ka nisur nga stoli ndeshjen e së shtunës që Rapidi luajti në transfertë ndaj Sturmit të Gracit, i cili u mbyll në barazim 1-1. Bomberi i shqiptar, i cili nga fillimi i fazës së dytë nuk gëzon më të njëjtin besim të trajnerit Pakult, zbriti në fushë në minutën e 80, kur Rapidi ishte në dizavantazhin e një goli.

Edhe pse i mungon shumë fusha, vetë Salihi kërkon të shmangë polemikën me teknikun, që e kishte kritikuar ashpër javët e fundit. “Më vjen mirë që luajta në këtë ndeshje, dhe më pas skuadra mundi të barazonte pak më pas, nënvizoi Salihi për ‘Sport1.de’. Për sa i përket aktivizimit si titullar, i takon trajnerit të vendosë, jam i gatshëm për çdo rast”.

Top Channel