Chievo-Catania: Italian Job

22/03/2010 15:00

Ndeshja e shumëpërfolur gjatë gjithë javës Chievo – Catania ka përfunduar ashtu sic ishte parashikuar 1-1, duke rikthyer në vëmendjen e të gjithëve bastet e paligjshme.

Kompanitë e basteve italiane vendosen ta pezullonin këtë ndeshje, një vendim që u pasua nga ato angleze me frikën se ndeshja do të përfundonte në barazim.

Një rastësi apo me të vërtetë, rezultati ishte i trukuar. E përditshmja angleze “The Sun” hedh dyshimet e saj duke shkruar në faqet e saj se në Angli janë vendosur rreth 2 milionë paundë mbi barazimin e këtyre dy skuadrave, ndërkohë që një tjetër shifër, jo aq simbolike, prej 217 mijë paundësh u vendos për parashikimin e rezultatit final 1-1.

Bastexhinjtë profesionistë deklarojnë për gazetën angleze “The Sun”, se të gjithë ishin të bindur që ndeshja mes Chievos do të përfundonte në barazim.

“Italian “Xhob” është quajtur nga mediat angleze, rezultati përfundimtar, duke bërë analogji për të kaluarën e errët të futbollit italian, të njohur para pak vjetësh për manipulimin e ndeshjeve.

Nga një pikë për të dy skuadrat ishte mënyra më e mirë për t’ju afruar mbijetesës dhe ndeshja në Verona nuk ka zhgënjyer duke u mbyllur 1-1, edhe pse askush nuk ka prova për një manipulim të mundshëm.

Ndërkohë trajnerët e dy skuadrave respektive kanë hedhur poshtë dyshimet e “bookmaker”-save dhe protestat e tifozëve duke deklaruar se asgjë nuk ka ndikuar në rezultatin final të ndeshjes.

Top Channel