Bogdani që nga minuta e parë, Kievo barazon

22/03/2010 11:15

Erjon Bogdani ka gjetur më në fund formacionin e parë te Kievo pas disa javësh ku kishte ngrohur pankinën dhe nuk kishte mundur as të gjente hapësirë as edhe si zëvendësues.

Sipas informacioneve të mediave italiane, bomberi kuqezi, gjatë ditëve të fundit kishte nxjerrë në pah një gjendje më të mirë fizike, dhe pas një muaji në stolin e rezervave, ka demonstruar një dëshirë të çmendur për të bërë të ndihet edhe dora e tij te Kievo.

Kështu ai kishte mundur të bindte trajneri Di Karlo, duke fituar konkurrencën me sulmuesin e ri De Paula. Me të në fushë, Kievo nuk ka mundur të shkojë më tej se një barazim 1-1 përballë katanias. Sulmuesi shqiptar ka pasur shanset e tij në këtë takim, por nuk tregohet i saktë para portës kundërshtare.

Sidomos në minutën e 56′, kur i vetëm përballë Andujar gabon, pasi gjuajtja e tij bllokohet nga Portieri. Në minutën e 64, Kievo kalon në avantazh me Pelisier dhe trajneri në të 69 heq Bogdanin për Granoke.

Top Channel