Thyhet Bajerni i Munihut

21/03/2010 10:10

Bajerni i Mynihut është thyer në 3 minutat e fundit të ndeshjes 2-1 nga Frankfurti, humbja e parë për bavarezët pas 21 javësh në Bundesligë.

Ekipi i drejtuar nga Van Gaal kaloi në avantazh në minutën e 7 me Miroslav Klose, dhe pas këtij rezultati kërkoi të administrojë lojën.

Kjo gjë i dha mundësinë Frankfurtit të fitojë më shumë terren në fushën e lojës dhe të rrezikojë disa herë portën e Butt, por pa mundur të ndryshojë rezultatin gjatë këtyre minutave.

Në pjesën e dytë trajneri i Frankfurtit Skibe, bëri dy ndryshime duke futur në fushë Fenin dhe Tsoumou. Pikërisht këta futbollistë ndryshuar dhe rrjedhën e ndeshjes për 2 minuta.

Në të 86 minutë, Cmonu përfiton nga një gabim i Alaba, dhe barazon shifrat, ndërsa 2 minuta më vonë Fenin mposht për të dytën herë portierin e Bajernit, dhe i jep fitoren vendasve.

Top Channel