Milani humbet shansin për kryesim

21/03/2010 21:50

Milani ka humbur shansin më të mirë për të marrë kryesimin e Serisë A në këtë javë të 29-të të kampionatit Italian.

I futur në fushë me një formacion sulmues, Milani i Leonardos sërish vuan mungesat e shumta në repartin e mbrojtjes, Tiago Silva, Favali dhe Oddio, bëjnë një gabim fatal në minutën e 13-të duke penguar portierin e tyre e duke i lënë rrugë të lirë Kampanjaros që nuk mund të gabonte me portën e boshatisur.

Ky avantazh i napolitanëve shton më shumë presionin e kuqezinjve që brenda pjesës së parë gjejnë golin e barazimit me Filipo Inzagin i cili shënon me kokë pas një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë kontrollojnë thuajse gjithë lojën kuqezinjtë, por nuk ia dalin mbanë të shënojnë golin e avantazhit duke e mbyllur edhe këtë javë në vendin e dytë me 1 pikë larg Interit.

Ndërkohë Lacio rigjen fitoren në kampionat ku ka mundur 2-0 Kaliarin. Roki që në minutën e 4-ët çon në avantazh skuadrën mike duke treguar qartë ambiciet e tyre për këtë takim.

Brenda pjesës së parë Flokari shënon golin e dytë e i siguron tre pikë shumë të rëndësishme Lacios e cila e sheh veten në zonën e ftohtë në klasifikimin e Serisë A.

Ndërkohë nga ana tjetër presidenti i Kaljarit është detyruar t’i kthej mbrapsh paratë e biletave tifozerisë së skuadrës së tij, duke mbajtur kështu premtimin e bërë përpara ndeshjes sipas të cilit në rast humbjeje do të bënte këtë veprim.

Top Channel