Mançester tepër i fortë për Liverpul

21/03/2010 17:05

Sfida titanike e Premierligës angleze, ajo mes Mançester Junajted dhe Liverpul përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.

Miqtë kaluan të parët në avantazh kur vetëm pas 5 minutash lojë, spanjolli Fernando Torres mposhti Van der Sar duke shënuar një supergol. Barazpeshimi i rezultatit vjen 7 minuta më pas, kur një vendim i dyshimtë i gjyqtarit kryesor të takimit, rezultoi me 11 metërsh për Mançester dhe karton të verdhë për mesfushorin e Liverpul, Havier Maskerano.

11 metërshi merret përsipër prej Uejn Runit, gjuajtja e parë e të cilit u grushtua prej portierit mik. Megjithatë topi rikthehet sërish në këmbët e sulmuesit vendas që nuk e ka të lehtë të barazpeshojë rezultatin. Pjesa e parë e takimit mbyllet në barazim 1-1.

Fraksioni i dytë i takimit nisi vrullshëm, me të dyja skuadrat në kërkim të golit i cili gjehet sërish prej vendasve në minutën e 60 të takimit me anë të Ji Sung Park.

Në minutat e mbetura, edhe pse rastet nuk munguan rezultati nuk ndryshoi. Pas kesaj fitorjeje skuadra e sër Ferguson ndodhet e vetme në krye të klasifikimit me 69 pikë dy më shumë se Arsenal dhe pesë më shumë se Çelsi që ka edhe dy ndeshje më shumë për të luajtur.

Top Channel