Interi rrezikon kreun

21/03/2010 09:45

Interi ka barazuar 1-1 me Palermon, mban vendin e parë në Serie A, por tashmë nën presionin e Milanit të vendit të dytë, me vetëm 2 pikë më pak.

Skuadra e Mourinhos kaloi në avantazh në minutën e 10 me Militon me 11 metërsh.

Barazimi ka ardhur shumë shpejt, me Cavanin në minutën e 24.

Tentativat e dy skuadrave në minutat e mbetura për të shënuar golin e fitores nuk rezultuan të suksesshme.

Në “Olimpico” Roma ka shkatërruar 4-2 Udinese dhe tashmë e sheh veten mes pretendentëve të këtij kampionati.

Toni zhbllokoi rezultatin në minutën e 16, ndërsa 8 minuta më vonë Vucinic dyfishoi rezultatin.

U duk se fitorja do të ishte e thjeshtë për kryeqytetasit, por Di Natale shënoi dy gola duke bërë që gjithcka të nisi nga fillimi.

Për fitoren e Romës mendon Mirkop Vucinic i cili 5 minuta pas barazimit, kalon Romën në avantazh, ndërsa në minutën e 82 shndërron në gol një 11 metërsh, goli i tretë personal për të në këtë ndeshje.

Top Channel