Shorti, Ferguson optimist, Van Gaal i pakënaqur

19/03/2010 20:10

Shorti i Nyon-it kujton një prej finaleve më dramatike të Champions League. 11 vjet më pas, Manchester United dhe Bayern Munchen do përballen sërish, por këtë herë për fazën cerekfinale te ketij evenimenti.

“Kemi mundësi të mëdha për të kaluar këtë fazë. Do jetë një atmosferë e jashtëzakonshme në të dyja ndeshjet. Bayern ka një stadium të madh dhe një fushë të shkëlqyer. Do përballemi me një skuadër eksperte. Shpresoj t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion”, shprehet tekniku skocez, Alex Ferguson.

Nga ana tjetër, holandezi Van Gaal nuk është aspak i kënaqur nga shorti. “Manchester dhe Barcelona janë skuadrat favorite për të fituar evenimentin. Mendoj se do përballemi me një rival shumë të vështirë sepse po zhvillojnë një futboll të bukur. Është përherë bukur të luash në Angli. Fushat janë të magjishme, ndërsa publiku shume entuziast”, thekson Van Gaal.

Top Channel