Kupa, hidhet shorti i gjysmëfinaleve

19/03/2010 13:50

Eshtë hedhur në Tiranë shorti i gjysmëfinaleve të kupës së Shqipërisë.

Në këtë short të hapur, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e klubeve të këtyre katër skuadrave, kanë dalë këto cifte: Besa-Shkumbini, ndeshja e parë e cila do të zhvillohet më 24 mars në Kavajë dhe Teuta-Vllaznia që do të zhvillohet në të njëjtën ditë në stadiumin Niko Dovana të Durrësit.

Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të jenë më 7 prill. Finalja e këtij viti do të luhet më 9 maj, që i përkon me ditë të diel, por nuk do të ketë ndeshje kampionati. Ajo do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Top Channel