Kaka-Ibra, “te huajt” e kampionatit spanjoll

19/03/2010 21:40

Momente të vështira për dy “milanezët” e kampionatit spanjoll, Ibrahimovic e Kaka.

U blenë me shumë bujë në verë por deri në këtë pikë të sezonit kanë rezultuar investime të dështuara për klubet më të mëdha spanjolle, Barcelona e Real Madrid. Kaka nuk është titullar në ndeshjen e radhës pasi trajneri Pellegrini preferon holandezin Van der Vaart kundër Sporting Gijon.

I njëjti fat për Zlatan Ibrahimovic, i cili ka filluar të lidhet më shumë me stolin e skuadrës “blaugrana”. Gjatë momentit të zëvendësimit në ndeshjen kunder Shtutgartit, ai hyri në fushë me një fytyrë të vrenjtur, duke treguar qartë se nuk ndan të njëjtin mendim me trajnerin Guardiola. Është Henry ai që ka zënë vendin e suedezit dhe pritet që kjo gjë të ndodhë edhe gjatë fundjavës në kampionat.  

Top Channel