Fomula 1, Bridgestone konfirmon largimin

19/03/2010 15:00

Bridgestone i thotë “stop” aventurës në Formula 1, duke konfirmuar mungesën që pas këtij sezoni.

Shtëpia japoneze e gomave shprehet se sezoni 2010 do jetë i fundit në këtë sport, por nuk ka marrë ende një vendim nëse do t’ia shesë teknologjinë firmave të tjera që synojnë të marrin pjesë në Formula 1.

Me këtë deklaratë zyrtarizohet përfundimisht largimi i Bridgestone. Pas këtij vendimi, Jean Todt duhet të nisë punën për afrimin e firmave të reja, ose skuderitë duhet të punojnë të vecuara për të lidhur kontrata individuale.

Top Channel