Europa League, hidhet shorti i cerekfinaleve

19/03/2010 11:20

Eshtë hedhur shorti i Kupës Europa League për fazën cerekfinale.

Hamburgu, i cili arriti të mbijetojë duke eliminuar Andërlehtin, ditën e enjte do të përballet me belgët e Standart Liezh për të vazhduar ëndrrën e fitimit të këtij trofeu të parë me këtë emër. Ashtu si në Champions League edhe në këtë veprimtari ka një derbi, është ai mes skuadrave spanjolle Valencia-Atletiko Madridit. Ndër përballjet e tjera të forta në këtë fazë cerekfinale të kupës Europa League është ajo mes Liverpulit dhe Benfikës.

Anglezët kanë arritur të mundin Benfikën dy herë në vitet 1981 dhe 1984 kur kanë fituar Kupën e Kampioneve. Në fazën e mëparshme portugezët eliminuan Marsejën  ndërsa Lioni eliminoi skuadrën franceze të Lilës.

Cifti i fundit cerekfinal i kësaj veprimtarie është ai mes Fulhamit dhe Volfsburgut. Ka qenë mjaft interesante faza e mëparshme e kësaj kupe ku në 8 ndeshje janë shënuar 34 gola. Ndeshje e para do të zhvillohet më 1 dhe 8 prill ndërsa gjysmëfinalet në datat 22 dhe 29 prill.

Finalja e parë e kupës, e cila ka zëvendësuar Kupën UEFA do të zhvillohet më 12 maj në Hamburg Arena të Gjermanisë.

Top Channel