Eto’o i pafat, i vjedhin makinën Bentley

19/03/2010 15:30

Samuel Eto’o nuk ka mundur ta shijojë plotësisht triumfin e “Stamford Bridge”, pasi ai ka humbur një nga xhevahirët më të vyer të garazhit të tij personal.

Sulmuesit kamerunas të Interit i është vjedhur makina tip Bentley Gt 63. Pasi ia kishte dhënë për një xhiro shokut të skuadrës, Marko Arnautovic, ky i fundit e parkoi në qëndër të Milanos dhe vjedhja ka ndodhur të enjten mes orës 21:30-22:00.

Arnautovic dhe Eto’o kanë bërë menjëherë denoncimin në polici, por sigurisht që kamerunasi nuk do ta bëjë rrugën deri në Pinetina në këmbë, pasi në garazhin e tij ai numëron rreth 15 makina luksi, mes të cilave një Mercedes, Hummer por edhe Ferrari F430 Scuderia, një prej modeleve më prestigjoze të prodhuara nga shoqëria e Maranello-s.

Top Channel