Adriano, tjetër telash për “Perandorin”

19/03/2010 19:40

Sikur të mos mjaftonin zënkat me të fejuarën, hijet e dyshimit për pjesëmarrje në trafik droge dhe abuzimin me alkoolin, Adriano bie sërish në rrjetën e mediave vendase që kanë zbuluar një tjetër detaj interesant të jetës private të “Perandorit”.

Sipas zbulimit më të fundit të bërë nga gazeta “O Dia”, sulmuesi i Flamengos ka marrë 19 gjoba gjatë 11 muajve të fundit dhe kjo i rrezikon patentën. 13 gjoba janë vënë për 13 tejkalime shpejtësie, 3 për semafor të kuq, 1 për parkim të gabuar, 1 për hyrje në zonë me trafik të kufizuar dhe 1 pasi është kapur me telefon.

Vetëm 11 prej gjobave janë paguar, por kjo tyashmë nuk ka shumë rëndësi sepse shumë shpejt policia do t’ia marrë patentën.

Top Channel