Tiger Woods, për Obamën mbetet një supergolfist

18/03/2010 14:10

Presidenti amerikan, Barack Obama nuk i është shmangur një pyetjeje për Tiger Woods, gjatë një interviste në “Fox News”.

“Tiger ka pranuar se ka tradhëtuar familjen e tij dhe është një problem personal mbi të cilin duhet të punojë. Shpresojmë që ta ketë zgjidhur këtë problem dhe jam i sigurt që ai do të mbetet një supergolfist”, është shprehur Obama.

Numri një i golfit botëror ka lajmëruar se muajin e ardhshëm do t’i rikthehet aktivitetit.

Top Channel