Rritet dogana për automjetet e përdorura

18/03/2010 09:00

Kush planifikon të blejë automjet të përdorur duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi Ministria e Financave parashikon ta rrisë ndjeshëm taksën e mjedisit.

Pas dy vjet negociatash, qeveria ka pranuar kërkesën e Bashkimit Europian për të ekuilibruar taksën doganore, duke ia “ngopur” konsumatorit shqiptar, i cili do të paguajë taksë me norma edhe më të larta.

Formula e llogaritjes së taksës për makinat e importuara të përdorura ndryshon në disa elementë, ku hiqet taksa fikse për vitet e prodhimit (10 vjet), ndërsa koeficienti ka pësuar rritje.

Tjetër masë e pashpjeguar mirë në relacion është fakti se taksa e makinës së importit do të paguhet kurdoherë që shitet mjeti, brenda territorit të vendit.

Në këtë mënyrë, në lojë do të futet edhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, e cila në çastin e pagesës së qarkullimit, individi që ka blerë makinë të përdorur, do të paguajë taksë ekstra.

E thënë ndryshe, qeveria ia bën qejfin BE-së, duke hequr taksën fikse, e cila nuk shkonte më shumë se 60 mijë lekë, ndërsa rrit ndjeshëm koeficientët për makinat e përdoruara, ku nga 0.0048 që ishte për 10 vjet përdorimi, e bën me 0.5 për çdo vit përdorimi.

Gazeta “Shqip” disponon të plotë projektligjin “Për taksat kombëtare”, ku ndër të tjera parashikohet rritje e taksës për karburantet dhe qymyrin, sa i takon karbonit të djegur.

Në projektligj parashikohet falja e detyrimeve për automjetet me targa të huaja, duke e liberalizuar plotësisht lëvizjen e tyre.

Sot këto automjete paguajnë 1 euro për 60 ditë qëndrimi, ndërsa mbi këtë periudhë paguajnë çdo ditë 1 euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta