
Një ditë pasi Keshilli i Ministrave vendosi dëmshpërblimin e banorëve të përmbytur në zonën e Nënshkodrës, në një tjetër zonë të përmbytur nisën protestat. Bëhet fjalë për fermerët e fushës së Maliqit të cilët bllokuan rrugën nacionale Korcë-Pogradec në shenjë proteste ndaj mosdëmshpërblimit të tyre.
Fermerët të cilët u dëmtuan rënë nga përmbytja i kërkuan qeverisë që të ngrejë një komision për verifikimin e dëmeve dhe të dëmshpërblejë për të mbjellat.
Policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën duke larguar fermerët me arsyetimin se protesta është e jashtëligjshme. Pas disa minutash rruga është hapur ndërsa fermerët premtuan të rikthehen sërish në protesta të ngjashme.
Fusha e Maliqit është përmbytur për shkak të reshjeve dhe ujërave të lumit Devoll. Me mijëra hektarë janë nën ujë duke shkatërruar të mbjellat e fermerëve të zonës. Ndërkohë që përmbytja po i pengon ata edhe për mbjelljet e këtij viti.
Top Channel