Klubet angleze në kërkim të Mourinho

18/03/2010 11:00

Mes Jose’ Mourinho dhe Premier League ka lindur sërish dashuria. Sipas shtypit anglez, mes klubeve britanike ka filluar një garë e vërtetë për të bërë për vete teknikun e Interit.

Nga ana tjetër vetë trajneri nuk ka fshehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Angli në një të ardhme të afërt.

“Sun” shkruan sot: “Hajdeni të më merrni”, shoqëruar me shumë foto të Mourinho.

“Kontrata ime është e thjeshtë, zgjat tre vjet të tjera, me një klauzolë që më jep mundësinë që të iki kur dua”, shkruan më tej gazeta.

Top Channel