FSHF, prezantohen anëtarët e KE dhe zv/presidentet

18/03/2010 15:50

Ka përfunduar mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në këtë takim janë prezantuar 11 antarët e këtij komiteti, ku katër prej tyre janë emra të rinj. Pjerin Fushaj, Abdyl Kuriu, Artan Hajdari dhe Alfred Zijai.

Rendi i ditës së mbledhjes së parë të Komitetit Ekzekutiv ka qenë zgjedhja e dy zv/presidentëve që do të jenë përkrah Armand Dukës në këtë mandat të tretë 4-vjecar. Emrat e tyre mbeten të njëjtë, Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri.

Top Channel