Ferrari ndryshon difuzorin

18/03/2010 15:40

Fitorja e dyfishtë në Bahrein nuk i ka vënë në gjumë teknikët e skuderisë Ferrari, të cilët kane punuar gjatë ditëve të fundit, duke montuar një difuzor të ri në makinë.

Për garën e Sepangut, kokëkuqja do zbresë me ndryshime aereodinamike, duke parë edhe karakteristikat e vecanta të pistës. Difuzori i ri do jetë i ngjashëm me atë të McLaren.

Në krye të ekipit te inxhinierëve është Giuseppe Azzollini, që vjen nga Toyota. Kontributi i tij do të jetë i nevojshëm për të përgatitur një version më të mirë të difuzorit të ri.

Top Channel