Brazili rikthehet te fitorja, Cunha dhe Vinicius mposhtin Haitin dhe afrojnë “Seleçaon” me fazën me eliminim direkt
Pas Champions League, pritet të përcaktohen skuadrat cerekfinaliste edhe të Europa League.
Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të finaleve ku enigmat ende nuk janë zgjidhur. Në Londër, Fulham do të presë Juventusin. Skuadra italiane vjen në këtë takim me një avantazh psikologjik pasi ka fituar ndeshjen e parë 3-1 dhe kalon mes 8 më të mirave edhe me një barazim. Liverpool do të presë në “Anfield Road” skuadrën e Lille.
“The Reds” e humbën takimin e parë në Francë 1-0, megjithatë kanë shanse për t’u kualifikuar për më tej. Mundësi për të kaluar më tej ka edhe Wolfsburg. Skuadra kampione e Gjermanisë do të presë në fushën e saj rusët e Rubin Kazan, ndaj të cilëve barazuan në ndeshjen e parë 1-1. I avantazhuar në ndeshjen e kthimit vjen edhe Hamburgu.
Skuadra gjermane do të udhëtojë drejt Belgjikës për t’u përballur me Anderlehtin me sigurinë e fitores 3-1 të shënuar përpara një jave. E vetmja skuadër që është pothuajse e kualifikuar është Standard Liege. Skuadra belge do të presë në fushën e saj grekët e Panathinaikos ndaj të cilëve fituan në ndeshjen e parë 3-1.Marseille-Benfica dhe Werder Bremen-Valencia janë të tjera sfida interesante në këtë ditë të Europa League.
Marseille dhe Werder duken në një avantazh të lehtë duke qenë se ndeshjet e para me kundërshtaret respektive i mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1. Në Lisbone, Atletiko Madrid do të përballet me Sportingun. Ndeshja e parë përfundoi në barazimin 0-0 dhe skuadrës madrilene i mjafton cdo barazim me gola për të kaluar më tej.
Top Channel