Chelsea, Abramovich paralajmëron revolucion

18/03/2010 15:00

Eleminimi nga Champions League ka tensionuar situatën në klubin e Chelsea-t ku presidenti Roman Abramovich nuk ka arritur ta gëlltisë ende goditjen që mori nga ish trajneri Jose Mourinho.

Ai kërkoi një takim me të gjithë futbollistët, të cilët i ka parlajmëruar për një revolucion nëse nuk fitojnë as Premier League. Postin e rrezikon edhe trajneri Ancelotti, i cili do ketë ne dispozicion 100 milionë stërlina nëse fiton kampionatin, në të kundërt, italiani do të jetë pjesë e revolucionit.

“Jeni lojtarë të mirë apo të mirëpaguar?”, i ka pyetur me ironi Abramovich futbollistët e tij. Dy objektivat kryesorë te Chelsea-t janë Ribery e Aguero.

Por një vend të vecantë në planet e londinezëve zë edhe David Villa. Nisje të sigurta për në fund të sezonit janë, Deco, Hilario, Carvalho e Ferreira, ndërsa Ballack, Anelka e Joe Cole janë duke u vlerësuar.

Top Channel