Beckham vazhdon rikuperimin

18/03/2010 02:55

Vazhdon me ritme të kënaqëshme rikuperimi i lojtarit të Milanit, David Beckham.

Sipas kirurgut finlandez, i cili u mor me operimin e mesfushorit anglez, Beckham mund të lërë brënda ditëve në vijim klinikën në Finlandë.

Megjithatë doktori nuk përcaktoi nëse Beckham mund të bëhet gati për të marrë pjesë në Botërorin afrikan apo jo.

David Beckham u dëmtua në tendinën e Akilit në ndeshjen e vlefshme për Serinë A, mes Milanit dhe Kievos.

Top Channel