Premier League, Dowie tekniku i ri i Hull City

17/03/2010 16:05

Iain Dowie është trajneri i ri i Hull City i cili do të zërë vendin e Phil Brown. Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez, i parafundit në Premier League.

Hull, që të shtunën e shkuar ka pësuar humbjen e 15-të në sezon kundër Arsenalit, është në të njëjtin numër pikësh me Burnley.

Dowie ka stërvitur në të shkuarën Crystal Palace, Charlton, Coventry City dhe Queens Park Rangers.

Top Channel