Përmbytjet, kalon dëmshpërblimi

17/03/2010 16:05

Qeveria ka miratuar fondin prej rreth 513 milionë leke për dëmshpërblimin e banorëve të zonës së Shkodrës dhe Nënshkodrës, të përmbytura nga hapja e digave të hidrocentrale 2 muaj me pare. (UPDATE)

Përllogaritja e bërë nga organet e qeverisjes vendore dhe pushtetit qëndror përvec demit brenda në shtëpi, perfshin edhe dëmin në prodhimet bujqësore. Kryeministri Berisha tha se është gati edhe lëvrimi i fondit për rindërtimin e infrastrukturës, duke përfshirë edhe rindërtimin e plotë të argjinaturave.

“Ky vendim merret ne perputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja. Ato kanë përfshirë të gjitha dëmet në shtëpi, orendi dhe dëmet e tjera në bagëti. Nderkohe, janë të gatshme për t’u lëvruar gjatë këtyre ditëve, fonde të tjera të rëndësishme, për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të zonës, në rrugë dhe argjinatura”, u shpreh Berisha.

Një vend tjetër i rëndësishëm i qeverisë ka të bëjë me përcaktimin e rentës mbi truallin shtetëror, kur ai përdoret për qëllime private. Aktualisht, janë evidentuar mbi 13 mije objekte në të gjithë vendin, që kryejnë veprimtari, duke i paguar shtetit një shume simbolike.

Tani, kjo ndryshon, duke i dhënë të drejtën përdoruesit ta blejë token, ku ka objektin me cmimin e tregut ose t’i paguajë cdo vit shtetit 10 përqind te vlerës së truallit

“Ata që kanë tokë shtetërore, përvec atyre që e kanë me qëllime humanitare, nëse nuk dëshirojnë ta blejnë do të përgjigjen me rente. Nje pjese e rentës do t’i mbetet autoriteteve vendore. Do të rishqyrtohen të gjitha rentat dhe  20-25 perqind t’u kalojne autoriteteve vendore”, u shpreh Berisha.

Top Channel