Gjate vizites se tij ne SHBA, ministri Fatmir Limaj ka pasur nje takim me zevendes ndihmesin e sekretarit te Shtetit amerikan Stuart Jones. Teme e diskutimit ne kete takim ishte gjendja aktuale politike ne Kosove si dhe proceset e tjera qe lidhen me punen qe eshte duke e bere MTPT e Kosoves.

Gjate ketij takimi, Jones, siç thuhet ne nje komunikate te MTTP-se, cituar nga Telegraf, e vleresoi lart procesin e zgjedhjeve ne Kosove, me theks te veçante perfundimin e fazes me sfiduese te Propozimit gjitheperfshires per statusin, te hartuar nga presidenti Ahtisaari, gjegjesisht ate te krijimit te komunave te reja dhe te procesit te decentralizimit, permes organizimit te zgjedhjeve komunale.

Sipas Jones, keto zgjedhje kane qene thelbesore, pasi kane qene te parat qe jane organizuar pas shpalljes se pavaresise, ndersa pjesemarrja e serbeve e ka legjitimuar krijimin e komunave te reja.

Top Channel