Champions, vemendja spostohet ne “Camp Nou”

17/03/2010 11:45

Champions League vazhdon sot ne mbremje rrugetimin per ndeshjet e fundit te tetesheve me perballjet Barcelona-Shtutgart dhe Bordo-Olimpiakos.

Reflektoret jane perqendruar mbi Barcelonen kampione ne fuqi e kontinentit. Ne Gjermani, ndeshja e pare e mbyllur ne barazim 1-1, i ka shperblyer “blaugrana”-t pertej meritave te tyre. Ne shtepi, Messi me shoke, te cilet vijne pas nje fitoreje bindese 3-0 ndaj Valencias, duhet t’i kujtojne vetes se jane kampionet ne fuqi te Europes, per te synuar me pas kualifikimin, si te vetmin objektiv te kesaj ndeshje.

Ne kete sezon, mes kampionatit dhe kupave, Barcelona ka humbur ne vetem dy raste; ne Champions kunder Rubin Kazan dhe ne Kupen e Mbretit kunder Seviljes. Nje e dhene qe te autorizon te shikosh me besim legjitim drejt fitores se 11-shes se Guardioles (qe agjencite e basteve e japin ne kuoten 1.25).

Barazimi eshte ofruar ne kuoten 5.50, ndersa nje sukses eventual i gjermaneve do ta shtonte me 10 here fitimin e bastexhinjve. Guardiola do te mbeshtese gjithcka mbi treshen e sulmit te perbere nga Messi, Ibra e Pedro, ne mesfushe loja do t’i besohet Ksavit dhe Iniestes. Nga gjermanet titullar do te niset Molinaro, ndersa ne sulm do te jene Progrebniak e Kakau, te cilet do te kene detyren per te vene ne veshtiresi Pujol e Viktor Valdes.

Shtutgarti duhet te zhbilancohet dhe, per pasoje, eshte shume e mundur qe te dale ne pah nje sfide spektakolare me shume gola. Dani Alvesh nuk mendon se kjo ndeshje duhet marre lehte. Ai kerkon perqendrim maksimal te loja e kundershtareve.

“Nese nuk paraqitesh ne 200% te formes ne Champions, mund te mbetesh jashte. Duhet te karikojme mire baterite dhe te pergatitemi per sfiden me Shtutgartin. Une dua te kualifikohemi per ne turin tjeter. Kemi nje mundesi te shkelqyer perpara tifozeve tane, pasi ndeshjen e kthimit e luajme ne “Camp Nou” dhe nuk duhet ta shperdorojme. E kemi te qarte se sa i rendesishem eshte ky aktivitet per klubin dhe sa te veshtira jane ndeshjet ketu. Hapi me i vogel fals dhe eliminohesh”’, shprehet braziliani.

Ne takimin tjeter, Bordo jepet ne kuoten 1.55 perballe grekeve te Olimpiakosit (6.00), te cilet jane mundur ne ndeshjen e pare 1-0. Prandaj francezet e kane nje kembe tashme ne cerekfinale. Nje barazim i mundshem mes tyre eshte kuotuar vetem me shifren 3.75.

Top Channel